Kthehu lart

Cavusoglu: Turqia do ta shqyrtonte bashkëpunimin me Asadin nëse ai i fiton zgjedhjet demokratike

Cavusoglu: Turqia do ta shqyrtonte bashkëpunimin me Asadin nëse ai i fiton zgjedhjet demokratike GazetaExpress

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar se vendi i tij do ta shqyrtonte bashkëpunimin me presidentin aktual të Sirisë, Bashar al-Assad, nëse ai i fiton zgjedhjet e mbajtura në mënyrë demokratike.

Ai e bëri këtë deklaratë në një konferencë që po mbahet gjatë ditës së sotme në Katar. Deri tash, Turqia e ka mbështetur opozitën siriane në luftën civile që ka nisur nga viti 2011. Presidenti Asad, familja e të cilit ka qenë në pushtet për më shumë se pesë dekada, po ia del të mbetet në pushtet falë mbështetjes së madhe ushtarake nga Rusia dhe Irani.

Sidoqoftë, pjesë të mëdha të territorit të Sirisë tashmë janë jashtë kontrollit të tij, përfshirë rajonet veriore dhe lindore, të cilat kontrollohen nga Turqia, respektivisht koalicioni i kurdëve, i mbështetur nga SHBA-ja. Cavusoglu tha se beson që Trumpi do ta shqyrtojë mundësinë për ta hequr praninë amerikane nga Siria, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 16 Dhjetor 2018 13:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera