Kthehu lart

Britania e Madhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Britania e Madhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL GazetaExpress

Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Karen Pierce, në fjalimin e saj mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se duhet përparim më i madh dhe më i shpejtë në dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Të gjitha propozimet, sipas saj duhet të orientohen në rritjen e stabilitetit në rajon dhe në sigurinë e qytetarëve. Ajo ka shtuar se popujt e Kosovës dhe të Serbisë kanë zgjedhur liderët e tyre për t’i përfaqësuar interesat e tyre në mënyrën më të mirë. Londra, sipas saj, edhe e pret këtë, transmeton Koha.net.

Pierce ka konfirmuar edhe mbështetjen e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Ka ftuar vendet e tjera që ta përkrahin këtë anëtarësim, duke thënë se Policia e Kosovës është shembull pozitiv i përparimit, që nga viti 1999 e deri më tash.

Diplomatja britanike përgëzoi UNMIK-un për rolin që ka pasur në Kosovë, por konfirmoi se Londra zyrtare mbështet reduktimin e këtij misioni dhe të sesioneve në Këshillin e Sigurimit.

    Data: 14 Nentor 2018 22:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera