Kthehu lart

Brexit pa marrëveshje rrezikon dhjetëra mijëra vende pune në Evropë

Brexit pa marrëveshje rrezikon dhjetëra mijëra vende pune në Evropë GazetaExpress

Një Brexit i vështirë (dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje) mund të kërcënojë rreth 6 000 vende pune në Austri, sipas një studimi gjerman.

“Në Austri mund të preken 2 000 vende pune në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe 4 000 në mënyrë indirekte”, tha autori i studimit gjerman, Oliver Holtemoeller.

Në Gjermani, një Brexit i vështirë mund të kërcënojë më shumë se 100 000 vende pune.

Asnjë shtet tjetër anëtar i BE-së nuk do të kishte një efekt kaq të rëndë në tregun e punës.

Në Francë kërcënohen 50 000 vende pune.

    Data: 11 Shkurt 2019 18:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera