Kthehu lart

Biber: Protestat në Serbi tërheqin vëmendjen për çështjen e Kosovës

Biber: Protestat në Serbi tërheqin vëmendjen për çështjen e Kosovës GazetaExpress

Profesori në Universitetin e Gracit të Austrisë, Florian Bieber, ka thënë se Kosova është arsyeja kryesore pse Komisioni Evropian e “shikon me një sy të mbyllur” kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth protestave në Serbi.

Ai në një intervistë për FoNet ka shtuar se “ka ende shpresë se ai do ta zgjidhë këtë problem”, transmeton Klan Kosova.

Biber mes tjerash ka deklaruar se në Serbi tensionet dhe frika janë në rritje dhe thotë se në protestat qytetare në Serbi sheh “fillimin e çlirimit të popullit”.

Sipas tij, protestat e qytetarëve anembanë Serbisë, janë problem për një pjesë të vendeve anëtare të BE-së, sepse, sipas tij, tërheqin vëmendjen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e që është një prioritet”.

Nga ana tjetër, siç theksoi profesori në Universitetin e Gracit, as opozita serbe nuk përfaqëson një alternativë të vlefshme ndaj Bashkimit Evropian, për shkak të qëndrimeve të saj të paqarta ndaj pozicionit të BE-së dhe qëndrimin konservativ ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

    Data: 11 Shkurt 2019 09:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera