Kthehu lart

Behgjet Pacolli gëzon Kosovën me një njohje për 10 vjetor të Pavarësisë

Behgjet Pacolli gëzon Kosovën me një njohje për 10 vjetor të Pavarësisë GazetaExpress

Barbadosi, shtet ishullor në lindje të Karaibeve, e ka njohur të enjten Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli.

Ai ka publikuar një letër që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës.

"Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Barbadosit i ofron komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t'i referohet kërkesës së mëparshme nga kjo e fundit për Qeverinë e Barbadosit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet Barbadosit dhe Kosovës", thuhet në letrën e njohjes.

"Ministria ka nderin që të informojë se Kabineti i Barbadosit ka aprovuar njohjen zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Rrjedhimisht, propozohet që zyrtarët përkatës të Barbadosit dhe të Kosovës në Nju-Jork, SHBA, të nënshkruajnë një komunikatë të përbashkët për themelimin e marrëdhënieve ndërmejt Barbadosit dhe Kosovës", thekson letra nga Barbadosi. /Express/

    Data: 15 Shkurt 2018 20:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera