Kthehu lart

Barack Obama rikthehet në shtëpi

Barack Obama rikthehet në shtëpi GazetaExpress

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka vizituar fshatin e lindjes së babait të tij në Kenia, ku është takuar dhe më përfaqësues të politikës në vend. Më pas, ai do të udhëtojë në Afrikën e Jugut, ku do të mbajë një fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së ish-presidentit Nelson Mandela.

Në udhëtimin e tij të parë në Kenia si ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama vizitoi fshatin e origjinës së babait të tij, Kogelo, në kontenë e Siaia, rreth 400 kilometra në lindje të Nairobit.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë kërceu në ritmet e muzikës tradicionale së bashku me gjyshen e tij. Gjatë qëndrimit të tij në vend, ai u takua dhe me presidentin e Kenias si dhe liderin e opozitës.


Televizioni shtetëror i Kenias transmetoi pamjet e Obamës tashmë të thinjur, i cili ndodhet në vendin afrikan për të mbështetur një projekt për të rinjtë që mbështetet nga motra e tij nga babai.


Pasi të largohet nga Kenia, Obama do të jetë në Afrikën e Jugut për të mbajtur një fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së ish-presidentit dhe çmimit Nobel për Paqen, Nelson Mandela.


    Data: 17 Korrik 2018 23:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera