Kthehu lart

Bajrami: Naim Tërrnava e do edhe një mandat në krye të BIK'ut, po mashtron me xhaminë

Bajrami: Naim Tërrnava e do edhe një mandat në krye të BIK'ut, po mashtron me xhaminë GazetaExpress

Teologu nga Gjilani, Mustafa Bajrami i ka reaguar ashpër myftiut Naim Tërrnava për ndërtimin e xhamisë qëndrore në Prishtinë. Bajrami në një status në Facebook ka thënë se myftiu është duke mashtruar opinionin me ndërtimin e kësaj xhamie. Ai madje po thotë se Tërrnava këtë objekt fetar po e përdor vetëm për mbetur ende në krye të BIK’ut

“Se çfarë mënyra po përdorë ai për të mbetur aty edhe për pesë vitet e ardhshme, më së miri shihet nëpër këshilla lokale të BIK-ut ku po propozohet vetëm emri i tij. Është për tu ardhur keq se në çfarë gjendje e ka prurë institucionin e Bashkësisë Islame!”, ka shkruar ai.

Gazeta Express gjatë ditës ka raportuar se si BIK ka rrethuar lokacionin e xhamisë qendrore, por ende s’kanë leje për ndërtim.

Ky është postimi i plotë i Bajramit në Facebook:

Muftiu i jashtëligjshëm i Kosovës prapë po mashtron opinionin

Është i pavërtetë lajmi se po fillojnë punimet në ndërtimim e Xhamisë Qëndrore në Prishtinë! Në fakt, vendosja e një pllakate aty për të dhënë përshtypjen se kinse po fillon ndërtimi i xhamisë është bërë qëllimshëm tani në kohën e të ashtuquajturave zgjedhje brenda Bashkësisë Islame të Kosovës.

Besimtarët që me padurim po presin fillimin e ndërtimit të asaj xhamie, e ndër ta edhe unë, marshuan me postimin e lajmeve se ja, më në fund po fillojnë punimet. Bile, nga gëzimi i papërmbajtuar ata postuan foto të shumta të asaj xhamie. Gjithandej nëpër rrjete sociale!

E vërteta e këtyre lajmeve është e dhimbshme. E dhimbshme sepse është mashtrim i hapur. E dhimbshme sepse po i prekë rrejshëm zemrat e besimtarëve. Është mashtrim i keq ky. E ky mashtrim perfid po vjen me rekomandimin e të vetquajturit mufti i Kosovës. Ai po luan me ndjenjat e muslimanëve. Ai, nëpërmes kësaj loje po insiston që prapë dhe në mënyrë të jashtëligjshme e uzurpuese të zgjidhet për herë të katërt mufti i Kosovës.

Më parë ai dërgoi në haxh pa pagesë punonjës të Bashkësisë Islame në mënyrë që më pastaj ata ta votojnë për mufti.

Se çfarë mënyra po përdorë ai për të mbetur aty edhe për pesë vitet e ardhshme, më së miri shihet nëpër këshilla lokale të BIK-ut ku po propozohet vetëm emri i tij.

Është për tu ardhur keq se në çfarë gjendje e ka prurë institucionin e Bashkësisë Islame!

Gjithsesi është akt i turpshëm i tij se si po manipulon me ndjenjat e besimtarëve muslimanë shqiptarë, kudo që jetojnë ata...!!

    Data: 10 Tetor 2018 20:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera