Kthehu lart

Atomisti nga Kosova në krye të studentëve evropianë

Atomisti nga Kosova në krye të studentëve evropianë GazetaExpress

Studenti nga Prizreni Gramoz Shpendi, i cili tash e disa vite studion dhe vepron në Finlandë, është zgjedhur njëri nga dhjetë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv (organi më i lartë ekzekutiv) të Unionit të Studentëve Evropianë (USE), thuhet në njoftimin e Institutit Atom.

Unioni i Studentëve Evropianë është organizata studentore më e madhe dhe më me peshë në Evropë në fushën e arsimit të lartë, si organizatë ombrellë e Unioneve Nacionale të Studentëve të 38 vendeve të ndryshme evropiane, ku Kosova ende nuk është anëtarësuar.  

Prandaj, zgjedhja e Gramoz Shpendit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit të Studentëve Evropianë është një arritje e jashtëzakonshme.

Gramoz Shpendi ishte përzgjedhur nga ATOMI në vitin 2012.

    Data: 13 Maj 2016 13:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera