Kthehu lart

Asnjë prokuror në Kosovë s’ka pësuar për shkak se ka hetuar kriminelët

Asnjë prokuror në Kosovë s’ka pësuar për shkak se ka hetuar kriminelët GazetaExpress

Asnjë prokuror në Kosovë s’ka pësuar pse ka ndjekur kriminelët. Në fakt, lufta kundër krimit dhe korrupsionit vazhdon të mbetet e ultë në shtetin e ri. Megjithëkëtë, para një jave, një prokuror dha dorëheqje pse kishte ngritur aktakuzë për mashtrim me veteranët. U përmenden se ka pasur kërcënime. T7 sjell rrëfimin për kërcënimet që ka pasur një koleg i Elez Blakajt.

Prokurorët e Kosovës, megjithëse marrin paga deri në 3 mijë euro në muaj, vazhdojnë të mos kenë fort telashe me kriminel e grupe kriminale.

Madje, disa prej prokurorëve pinë kafe pikërisht me njerëz që hetohen e dyshohen për vepra kriminale.


Por, një prokuror dha dorëheqje javën e kaluar, pasi kishte ngritur aktakuzë për veteranët mashtrues. U tha se ikja e tij në Amerikë ndodhi për shkak të kërcënimeve.

Një prokuror tjetër Special, Sylë Hoxha, tregon se për një kohë e kishin ruajtur Policia e Kosovës për shkak të kërcënimeve.

Ai thotë se janë normale kërcënimet për punën e një prokurori.

“... Policia i ka përcjellë ato është intresu dhe ka marrë masa, por direkte nuk kemi pas, përveç naj fjale kështu ofenduese edhe gjatë seancave gjyqësore, por ato po them ndoshta janë të rëndomta e nuk do të duhej të ishin të rëndomta sepse edhe prokurori edhe gjyqtari secili e ka detyrë rolin e vet. Unë e kam dorëzuar aktakuzën për syrin e popullit dhe atje janë mbajt disa seanca edhe ka fillu gjykimi edhe atë lëndë unë e përfaqësoj”.

Hoxha kërkon përkrahje më të madhe institucionale pasi konsideron se kanë telashe të mëdha gjatë procesit të punës.

 “Mirëpo një mbështetje institucionale neve na mungon në Kosovë. Sistemi Prokurorial, po flasë me kompetencë, nuk e ka atë tretman që duhet ta ketë nga vet institucionet tona. Bindja ime është që ne kemi nevojë për një mbështetje ma të madhe institucionale. Neve edhe institucionet duhet me na përkrahë edhe me na mbrojt, ndërsa organet kompetente janë të thirrura sigurisht duhet me u intresu edhe për sigurinë tonë”

Prokurori Hoxha thotë se u befasua kur e mori vesh se Blakaj dha dorëheqje nga pozita e prokurorit, megjithatë do të ishte i gatshëm që nëse ia cakton kryeprokurori ta merrte në shqyrtim lëndën e veteranëve të UÇK’së.

“Lëndët te ne ndahen nga kryeprokurori i prokurorisë, nëse eventualisht më vjen radha unë nuk mund ta refuzoj as këtë lëndë, por asnjë lëndë tjetër sepse ne kur aplikojmë, aplikojmë për prokurori. Ne nuk guxojmë asnjë rast me refuzu. Unë secilin rast që e kam marrë deri sot e kam çu deri në fund, përvoja ime deri sot e ka tregu këtë”

Ndërkaq ish kolegu i Hoxhës, Elez Blekaj dyshohet se u largua nga prokuroria pas kërcënimeve që ka marr rreth punës së tij.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Luemzi në ditën kur doli lajmi se Blakaj u largua nga Prokuroria Speciale, njoftoi se ish-vartësi i tij ishte kërcënuar të paktën dy herë. Kërcënimi i parë sipas Lumezit ishte kur Blakaj po ndiqte penalisht imamin Shefqet Kransiqi, ndërsa i fundit gjatë kohës sa ka hetuar listat e veteranëve. 

Në të dy rastet Blakajt i ishte ofruar mbrojtje e afërt.

    Data: 18 Gusht 2018 20:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera