Kthehu lart

Arsyetohet Daçiq: Perëndimi s’po i lë shtetet t’ia tërheqin njohjet Kosovës

Arsyetohet Daçiq: Perëndimi s’po i lë shtetet t’ia tërheqin njohjet Kosovës GazetaExpress

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se është e qartë se Perëndimi po bën preson në ato vende që po deklarojnë se po tërheqin njohjen e Kosovës të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Ai thotë se nuk duhet të bëhet një gjë e tillë pasi kjo po bëhet vetëm për shfaqje politike.

Sipas tij, Gjermania, Franca, Italia, Turqia, Emiratet, Arabia Sauditet po punojnë fort që sa më shumë vende ta njohin shtetin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Tani kjo është një lojë politike, kur ne jemi duke punuar për të bërë një njohje të tërhiqet, dhe jo shfaqje politike, shqiptarët po punojnë për të dhe jo vetëm shqiptarët, por edhe gjermanët, francezët, italianët, britanikët, turqit, Emiratet, Arabia Saudite, të gjithë po punojnë për sa më shumë vende të pranojnë Kosovën dhe kur e bëjmë këtë, ajo mbetet si diçka e parëndësishme”, tha Daçiq.

Ndryshe, gazeta e Beogradit “Politika” shfrytëzoi nga rasti i paralajmërimit të ministrit serb të Jashtëm Ivica Daçiq, që sot të shpallë “emrin e vendit të gjashtë që tërheq njohjen e Kosovës”.

“Pesëshes së shteteve latinoamerikane dhe afrikane – Surinamit, Guinea Bisaos, Liberisë, Burundit dhe Sao Tome e Principe, që kanë tërhequr vendimet për njohjen e Kosovës, këto ditë i është bashkuar edhe një – “pesë herë më i madh se Serbia, nuk është nga Afrika, ndërsa pavarësinë Kosovës e ka njohur para gjashtë vjetësh”. Se për cilin vend bëhet fjalë, Ivica Daçiq e ka fshehur nga opinioni, derisa sot ose nesër të mos arrijë edhe nota zyrtare, meqë në të kundërtën do t’u shtrohej presioneve të mëdha të aleatëve perëndimor të Prishtinës. Përshkrimit të Daçiqit, siç spekulohet këto ditë nëpër media, më së shumti i përgjigjet Papua Guinea e Re”, shkruan kjo gazetë.

Mirëpo, duke i llogaritur gjitha këto shtete që Serbia thotë se kanë tërhequr njohje, kanë demantuar duke dërguar letra kredenciale dhe duke vizituar Kosovën zyrtarë të lartë po të njëjtave shtete.

Gjithashtu, ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ditë më parë, nga Brukseli, deklaroi se dhjetë shtete janë gati ta njohin Kosovën, përfshirë edhe një shtet anëtar të BE-së.

    Data: 02 Korrik 2018 16:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera