Kthehu lart

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës Foto: Ilustrim GazetaExpress

Të shtunën, në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku i dyshuari me urdhër të Gjykatës është arrestuar dhe është dërguar për të vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.

“Aeroporti i Prishtinës 15.12.2018 - 10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e PK’së./GazetaExpress

    Data: 16 Dhjetor 2018 12:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera