Kthehu lart

Arrestohen dy persona për dhunë në familje

Arrestohen dy persona për dhunë në familje Foto: Ilustrim GazetaExpress

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kosovës për dhunë në familjes. Rastet kanë ndodhur në rajonin e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy burra një në Suharekë e një në Prizren “për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshorteve të tyre”.

Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Shkozë të Prizrenit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë i arrestuari i dytë thuhet të ketë ndodhur në rrugën “Vudro Vilson” në Suharekë.

Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, dy të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit për 48 orë.

Së fundi në Kosovë është protestuar kundër dhunës në familje pas vrasjes së një gruaje dhe vajzës së saj nga bashkëshorti në Gjakovë.

E të dhënat e Policisë së Kosovës flasin për rritje të statistikave të dhunës në familje.

Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë muajit korrik janë shënuar 123 raste të dhunës në familje, derisa brenda 8 muajve të këtij viti janë shënuar mbi 600 raste të dhunës në familje.

    Data: 18 Gusht 2018 19:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera