Kthehu lart

Alba Bicurri, fiton Çmimin e Ekslencës në SHBA

Alba Bicurri, fiton Çmimin e Ekslencës në SHBA GazetaExpress

Alba Bicurri është fituesja e Çmimit për Ekselencë nga Akademia Kombëtare e Shkencëtarëve dhe Teknologëve të së Ardhmes me seli në SHBA.

Kjo është bërë e ditur nga faqja në Facebook e projektit “ATOMI”.

“Atomistja Alba Bicurri, për shkak të rezultateve shumë të mira në shkollim dhe arritjes së rezultateve shumë të larta në testin PSAT në SHBA, është përzgjedhur për Çmimin e Ekselencës nga "Akademia Kombëtare e Shkencëtarëve dhe Teknologëve të së Ardhmes".

Përzgjedhja e saj është bërë me nominimin e astronautit të NASA-s, Buzz Aldrin (anëtar i ekipit të parë të astronautëve që kanë zbritur në hënë), i cili është edhe Drejtor Shkencor i kësaj Akademie”, shkruan në njoftim.

    Data: 06 Mars 2015 15:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera