Kthehu lart

Abdixhiku: Mogherini dështoi ta luaj rolin e paanshëm në Bruksel

Abdixhiku: Mogherini dështoi ta luaj rolin e paanshëm në Bruksel GazetaExpress

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7. Abdixhiku ka folur për punën që ka bërë Federica Mogherini në Bruksel gjatë bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se Mogherini ka dështuar ta luaj rolin e paanshëm në Bruksel.

Deputeti i LDK’së ka thënë se Kosova nuk është dashur të vazhdojë bisedimet me Serbinë pa u zbatuar marrëveshjet e arritura më parë.

“ Kosova nuk është dashur të vazhdojë bisedimet me Serbinë. Edhe qasja e Mogherinit ndaj shtetit tonë ka qenë i padrejtë. Neve nuk na kanë trajtuar siç duhet gjatë bisedimeve në Bruksel”, ka thënë ai.


Abdixhiku ka thënë se edhe politikanët e Kosovës nuk kanë punuar në drejtim të lobimit jashtë shtetit.

Ai ka thënë se pala e Kosovës është marr me shumë me afera korruptive se sa me fushata dhe strategji lotuese.

“ Pra unë e kritikoj Kosovën në qasjen që ka pasur në bisedimet në Bruksel. Por, jam kritik edhe ndaj BE’së lidhur me qëndrimin që ka pasur ndaj Kosovës”.

    Data: 18 Dhjetor 2018 23:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera