Kthehu lart

A u ka borxh Londra shqiptarëve për copëtimin e tokave? O'Connell jep përgjigje të ashpër

A u ka borxh Londra shqiptarëve për copëtimin e tokave? O'Connell jep përgjigje të ashpër GazetaExpress

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, shpesh praktikon në Facebook-un e tij një sesion me pyetje-përgjigje me qytetarë.

Pyetjet që i bëhen atij janë nga fushat e ndryshme, si ekonomia, vizat, sporti, por sigurisht, më së shumti i bëhen pyetje politike.

Një qytetar ka shkuar "prapa në kohë", duke i bërë një pyetje rreth Konferencës së Londrës në 1913.

"Zotëri ambasador, pyetja ime është: Shkurt dhe shqip, kur po na e ktheni borxhin si Londër që na keni ne shqiptarëve nga viti 1913, kur po i bashkoni prapë trojet shqiptare?", kishte komentuar një qytetar, transmeton Gazeta Express.

O'Connel ishte mjaft i ashpër në përgjigjen e tij.

"Faleminderit për pyetjen. Më duhet ta pranoj, kjo pyetje më duket ofenduese, thellësisht fyese. Britania i ka bërë gjithçka për të ndihmuar Kosovën, dhe ju prapë po thoni që ne i kemi borxh shqiptarëve. 14 persona nga shërbimi britanik kanë vdekur në Kosovë, dhe më duket e papranueshme kur ju mendoni që ne kemi borxh ndaj juve për të krijuar Shqipërinë e Madhe. Nëse po flasim për këto gjëra, është vështirë të shohim se si rajoni do të përparojë nëse flasim për territore më të mëdha", është përgjigjur O'Connell. /Gazeta Express

    Data: 08 Nentor 2018 12:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera