Kthehu lart

A e keni ditur se vajza e Ismail Kadares është Ambasadore e Përhershme në UNESCO?

A e keni ditur se vajza e Ismail Kadares është Ambasadore e Përhershme në UNESCO? GazetaExpress

Ismail Kadare, shkrimtari ynë i shquar, është i njohur gjerësisht; si në trevat shqiptare, ashtu edhe jashtë. Por jo edhe fëmijët e tij.

Kështu, pak kush e di se Besiana Kadare është vajza e tij.

Ajo njëherësh është Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në UNESCO. Siç dihet Shqipëria ka paraqitur aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në këtë agjenci të OKB'së.

Këto ditë, Besiana Kadare ka qenë shumë aktive në procesin e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara.

    Data: 22 Tetor 2015 11:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera