Kthehu lart

Tetëvjeçari i sulmuar nga qeni në Vushtrri shpëtoi falë bashkëmoshatarëve të tij

Tetëvjeçari i sulmuar nga qeni në Vushtrri shpëtoi falë bashkëmoshatarëve të tij GazetaExpress

Po qëndron i shtrirë për shkak të plagëve që mori nga një qen endacak. Leonardo Smajli nga Vushtrria, mesditën e së shtunës teksa po kthehej në shtëpi, përkundër që u mundua të ikte , nuk arriti ti shpëtojë kafshimit të qenit.

8 vjeçari, kishte arritur të shpëtonte vetëm falë ndihmës se ofruar nga bashkëmoshatarët e tij.

E nëna e tij, Luljeta Smajli, tregon për momentin kur djali u kthye në shtëpi.

8 VJEÇARI SULMOHET NGA QENI ENDACAK

Smajli thotë që pas kësaj ngjarje, djali i saj ka mbetur me pasoja.

E ata qe ia shpëtuan jetën Leonardos, ishin pikërisht bashkëmoshatarët e tij.

E qeni që e kafshoi 8 vjeçarin, ishte i lirë deri në mesditën e së hënës, kur edhe u kap nga një ordinancë e veterinarisë.

Ata, i injektuan një qetësues, e cila edhe e dha efektin e saj.

Kjo gjë u ndihmoi qe ta kapin atë përfundimisht.

E banorët e Vushtrrisë, thonë që ky qen por edhe të tjerë gjenden këndej pari qe një vit.

Në stacionin policor në Mitrovicë, përmes telefonit, e kanë konfirmuar rastin.

Ata kanë thënë se policia ka dalë ne vendin e ngjarjes, dhe se mbetet që  prokuroria të vendos nëse do të hapin ndonjë procedurë penale.

Ndërsa Xhafer Tahiri, kryetar Komunës së Vushtrrisë, ka thënë që kjo komunë ka shumë pak mjete buxhetore për t’i trajtuar qentë endacak.

E qeni që e kafshoi Leonardon, përfundoi në një ordinancë private, ku edhe u bë eliminimi i tij.

    Data: 11 Shkurt 2019 20:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera