Kthehu lart

5 mijë euro shpërblim për atë që lajmëron korrupsionin në Vushtrri

5 mijë euro shpërblim për atë që lajmëron korrupsionin në Vushtrri GazetaExpress

Kushdo që lajmëron keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunalë në Vushtrri, do të shpërblehet me 5 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur vet kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili tha se ky shpërblim parashihet në Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, i cili është miratuar sot nga kryesia e kësaj komune.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook: 

Komuna e Vushtrrisë ka miratuar Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, si dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës së Vushtrrisë. Kështu, Vushtrria bëhet Komuna e parë në Kosovë që aprovon këto dy dokumente të rëndësishme që rrisin transparencën e llogaridhënien. ????
Në procesin e hartimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme, Komuna e Vushtrrisë është përkrahur nga ???????? USAID-i në kuadër të Projektit TEAM. ✋
Sot, po ashtu kam marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunal do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).????
Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni✌️.


    Data: 15 Janar 2019 22:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera