Kthehu lart

22-vjeçari nga Gjilani që arriti të punësohet në Facebook

22-vjeçari nga Gjilani që arriti të punësohet në Facebook GazetaExpress

I suksesshëm në planin ndërkombëtar është treguar një 22 vjeçar nga Gjilani. Ai arriti të punësohet në Facebook pasi gjeti defekte të sigurisë në këtë rrjet social.

Tani Leonard Abdullahu është përgjegjës për llogaritë e përdoruesve nga Kosova.

“Çdo kosovarë që e ka një problem me llogari edhe ka bërë një kërkesë përmes formave të Facebook-ut, unë e kapi atë në sistem administrativ që e kam dhe merrem me zgjidhjen e atij rasti”, ka thënë Abdullahu.

E veçanta e 22 vjeçarit nga Gjilanit është se ai arriti të punësohet në Facebook, pa ndonjë shkollim të veçantë që ka të bëjë me IT. 


    Data: 07 Nentor 2018 22:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera