Zero Pozitive Publicis dhe Stone Castle ndihmojnë 100 familje në nevojë


11/12/2018

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi shprehu mirënjohje dhe shtoi se ky aktivitet ishte shumë i nevojshëm, pasi që komuna e Obiliqit ka numrin më të madh të rasteve sociale.

Pesëdhjetë pako ushqimore si dhe 400 xhaketa të dimrit iu shpërndanë familjeve të kësaj komune, “ky është vetëm një gjest i vogël që po vazhdon të bëhet një traditë. Çdonjëri prej nesh nuk mund të bëjë ndryshime të mëdha, por ndryshimet e vogla të bëra me një zemër të madhe janë po aq të rëndësishme” tha Genc Meraku nga Zero Pozitive Publicis.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Stone Castle,  Ismet Hulaj foli për rëndësinë e kësaj iniciative për këto familje, ai tha se ky aktivitet është bërë një traditë dhe se kjo do të vazhdojë edhe në qytete të tjera.

Familjet u përzgjodhën nga Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Mjekiqi, i cili u përqendrua më shumë tek nënat vetushqyese.

Ky gjest është një shembull, i cili duhet të praktikohet sa më shumë, qoftë edhe për një person, sidomos gjatë kësaj kohe të vitit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart