Zeka: Me taksën ndaj Serbisë po bëjnë biznes ministrat dhe njerëzit e politikës


11/01/2019

Deputeti i Nismës ka thënë se me taksen po bëjnë pazare ministrat dhe njerëzit e politikës.  

“Taksën 100 qind e kanë shfrytëzuar për biznes. Biznes janë dukë bërë edhe disa ministra e drejtues të shëtiti. Kamionët nga Serbia po hynë nëpër Malin e Zi. Aty po u ndërrohen tabelat, dhe malli nga Serbia po hynë në Kosovë”, ka thanë Zeka.

Zeka ka thënë se Kryeministri, Presidenti dhe Kryeparlamentari janë të informuar për kontrabandën.

“Të gjithë krerët e shteti janë në dijeni për këtë punë që po behët më taksen”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se edhe ministri i Drejtësisë e din se kush është duke bërë biznes me taksën.

“Ministri i Drejtësisë (Abelard Tahiri) dhe shumë ministra tjerë po tregohen hipokrit në mbledhje të qeverisë. Ata janë të paguar për mos mi rrejt qytetarët. Në bazë të informacioneve të Policisë dhe AKI-së dhe institucioneve ndërkombëtare janë disa persona shumë të njohur në mesin e tyre edhe ministra që taksën 100% e kanë shëndrruar në biznes të tyre. Ne e dimë se partitë e tjera politike kanë bërë biznese të tilla me serbët e veriut të Mitrovicës, me Vesilinoviqit dhe Radojqiqin”.

Ai ka thënë se meritat për vendosjen e takës ndaj Serbisë i ka ish-ministri i MTI’së, Bajram Hasani.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart