Zbogar: Gjykata Speciale do të financohet nga Bashkimi Evropian (Video) - Gazeta Express

25/04/2014 22:11

Me i fundit

Zbogar: Gjykata Speciale do të financohet nga Bashkimi Evropian (Video)

25/04/2014 22:11

Por ai tha se në Bashkimin Evropian është diskutuar që BE të financoj gjykatën.

“Mendoj se ka pasur ca diskutime fillestare brenda Bashkimit Evropian se ne mund të jemi të vullnetshëm që t’i kontribuojmë funksionimit të kësaj gjykate”, tha Zbogar në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.

Lexo Edhe:

PRESSING

Ai ripërsëriti se gjykata do të jetë brenda kornizave ligjore të Kosovës.

“Është themeluar brenda kornizave ligjore të Kosovës. Kjo do të thotë se është një prej gjykatave në Kosovë, nuk është gjykatë ndërkombëtare jashtë Kosovës, nuk është Tribunal Ndërkombëtar, por është një nga gjykatat në Kosovë. Është Gjykatë Speciale sepse për shkak të të gjitha këtyre specifikave, përfshirë këtu edhe selinë jashtë vendit”, tha Zbogar.

Ai tha se Gjykata Speciale themelohet për shkak të akuzave komplekse.

“Por Gjykatë Speciale ngase kemi akuza komplekse, në të përfshihen ligje të disa shteteve”, tha ai,

Zbogar tha se ende nuk është vendosur nëse Haga do të jetë selia e dytë e kësaj gjykate. Kjo tha ai do të bëhet në marrëveshje mes Kosovës dhe shtetit mikpritës.

Samuel Zbogar by GazetaExpressTV