Zaev: Ky është grusht shteti, bashkë me qytetarët do ta kthejmë rendin kushtetues


12/04/2016

“Banda kriminale e Nikolla Gruevskit, duke shkatërruar fatin dhe duke rrezikuar ardhmërinë e Maqedonisë, po përpiqet që të shpëtojë nga krimet që ia bënë vendit të vet. Ivanov sot u bë bashkëpjesëmarrës i drejtpërdrejtë në bashkimin kriminal kundër Maqedonisë. Ai dëshiron që paratë e vjedhura nga qytetarët nga banda kriminale të mos u kthehen qytetarëve”, tha Zaev, duke porositur se “prej sot s’ka më shtet ligjor”, porse se “Maqedonia nuk do ta lejojë këtë”.

“Nuk do të lejojmë rrënim të plotë gë shtetit. Bashkë me qytetarët dalim në anën e Maqedonisë. Prej sot, bashkë me qytetarët do ta kthejmë drejtësinë dhe shtetin juridik”, tha Zaevi.

Lideri i opozitës maqedonase kërkoi që “mbrojtësi i kriminelëve, personi Gjorge Ivanov, menjëherë të japë dorëheqje”.

“Në rast se nuk e bën këtë sot, ai e sjell shtetin në gjendje emergjente, në kufi të shpërthimit”, tha Zaevi.

Lideri opozitar gjithashtu thirr Kuvendin që të mbajë mbledhje urgjente  dhe të nisë procedurën për shkarkimin e Ivanovit nga posti i presidentit.

“Unë, Zoran Zaev, në krye të Maqedonisë demokratike, do t’u prij qytetarëve në betejën për kthimin e rendit kushtetues dhe shtetësisë së Republikës së Maqedonisë, në rrugë, në protesta, në qytetet dhe fshatrat nëpër tërë Maqedoninë. Ose Gruevski ose Maqedonia”, porositi Zevi.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart