Zaev i befasuar nga vendimi i Ivanovit për falje të politikanëve


12/04/2016

“Kjo
është befasi për ne”, deklaroi Zaev dhe paralajmëroi se drejtuesit e partisë
sonte do ta shqyrtojnë vendimin e Ivanovit.

Presidenti
maqedonas Ivanov, në një pres konferencë të jashtëzakonshme sot pasdite, ka
informuar se ka marrë vendim për të nënshkruar abolicion për të gjithë
politikanët për të cilët janë duke u zhvilluar hetime, si dhe për një politikan
i cili po vuan dënimin me burg.

Vendimi i Ivanovit, të
cilin shumëkush e quan vegël të partisë në pushtet, VMRO-DPMNE-se së Nikolla
Gruevskit, vjen në një kohë kur Prokuroria Speciale Publike ka ngritur
procedura për krime të ndryshme zgjedhore, skandale korruptive e krime të tjera,
kundër funksionarëve të lartë të partisë së Gruevskit.

Ivanov, megjithëse s’i ka përmendur me emër, kuptohet se i ka amnistuar nga ndjekja penale ish-shefin e policisë sekrete, kushëririn e Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish-ministren e policisë Gordana Jankullovska, ish-ministrin e transportit, Mile Janakievski, si dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, të gjithë këta ndaj të cilëve po zhvillohen procese gjyqësore. Por, tre të parët janë me akuza nga Prokuroria Speciale, ndërsa i katërti është me akuzë nga Gruevski. Ai që po falet, e që është në burg, është ish-ministri i brendshëm Ljube Boshkovski.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart