Vuçiq thotë se Serbia nuk do t’u kërkojë falje fqinjëve


21/02/2019

“T’iu kërkoj falje atyre që nuk e kanë merituar besimin tonë, as që më bie ndër mend”, citon tv prva të ketë thënë Vuçiq duke shtuar se “nuk do të gjunjëzohet pos nëse për të ka nevojë populli ynë”.

Duke folur për ata “që thërrasin të respektohet Kushtetuta”, ai ka thënë se Serbia në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka vepruar, ndërsa ka përkujtuar se Kushtetuta është shkelur edhe kur Mali i Zi e ka shpallur pavarësinë dhe është ndarë nga Serbia edhe pse në Mal të Zi jetojnë mbi 30 për qind serbë.

Vuçiq e ka kundërshtuar ministrin Nenad Popoviq i cili ka thënë se kompromis me Kosovën duhet të gjendet në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit ë vitit OKB-së.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart