Vuçiq: Nuk jam i kënaqur që Amerika po e përkrah ushtrinë e Kosovës, por ajo është më e forta


07/12/2018

Megjithatë, thotë se nuk është i kënaqur me qëndrimin e ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett, për çështjen e ushtrisë.

“Nuk jam i kënaqur me atë se çfarë ka thënë ambasadori amerikan. Por ata janë më të fortët”, ka thënë Vuçiq.

Sa i përket mbështetjes së Amerikës për Kosovën, Vuçiq thotë se nuk është asgjë e re.

“Kjo nuk është asgjë e re. Ne nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër, ne duhet ta mbrojmë veten”, ka thënë ai, shkruan ‘Blic.rs’.

Këto deklarata të presidentit serb vijnë pas mbështetjes që SHBA-ja i ka thënë nismës për krijimin e ushtrisë së Kosovës. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart