Vuçiq kërcënon: Kjo do të ndodhë me Kosovën nëse nuk hiqet masa tregtare


20/11/2018

Sipas tij, veprimi i Prishtinës është shkelje e marrëveshjeve të CEFTA-s, transmeton Lajmi.net.

“Ne jemi në gjendje të flasim në çfarëdo kohe. Mirëpo, si të flasim kur 12 vjet pas marrëveshjes së CEFTA-s, ata nuk zbatojnë diçka që vetë e kanë nënshkruar”, ka thënë ai.

Presidenti serb tutje tha se pret që Beogradit të korrë sukses edhe në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, ku ai pret që Kosova të mos marrë votat e mjaftueshme për pranim.

Sipas tij, Serbia është përballur me presion të vazhdueshëm për Kosovën në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ministrat e Tregtisë së Bosnjës dhe Serbisë i kanë shkruar letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku i kërkojnë që të ushtrojë presion mbi Prishtinën për tërheqjen e këtyre masave.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart