Vuçiq flet pas takimit më Thaçin: Shqiptarët duhet t’i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara para 10 vitesh - Gazeta Express

Vuçiq flet pas takimit më Thaçin: Shqiptarët duhet t’i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara para 10 vitesh

08/11/2018 20:30

Vuçiqi ka thënë se “Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet”.

Një pjesë të madhe të diskutimit të tij, Vuçiqi e ka orientuar me kritika drejt vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë taksë prej 10 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

“Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse nuk janë në gjendje të respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar para 10 vjetësh”, ka thënë Vuçiq.