Vucic: LDK bëri mirë që kërkoi të dëgjohet Tramp për heqjen e taksës


12/01/2019

“Ne djemi duke pritur për të parë nëse shqiptarët do të marrin një vendim. Mendoj se është shumë më lehtë sot kur LDK doli me një deklaratë të tillë se nuk është mirë që Prishtina të mos e dëgjojë këshillën e Trumpit”, ka thënë Vucic, në Beograd.

Isa Mustafa, në një deklaratë për media, kishte thënë se taksa kundër Serbisë është bërë më shumë për konsum të brendshëm se sa për të arritur efekte. Ka kërkuar të dëgjohen këshillat e amerikanëve, meqë, SHBA e ka çliruar Kosovën.

Ndërkohë, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mund të hiqet taksa derisa ishte takuar me Ambasadorin e SHBA’së në Berlin, në një takim të mbajtur sekret.

Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të heqë taksën derisa Serbia të njohë Republikën e Kosovës.

Kërkesë për heqjen e kësaj takse ka pasur edhe BE’ja.

Në fund të muajit nëntor ishte vendosur taksa 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart