Virgjëresha amerikane: “Po martohem me Krishtin” - Gazeta Express

Virgjëresha amerikane: “Po martohem me Krishtin”

07/12/2018 16:29

Gjatë ceremonisë, vajza duhet të vishet me fustan nusërie dhe premton se nuk do të ketë asnjëherë marrëdhënie romantike dhe seksuale. Në këtë ceremoni vendoset edhe unaza, që është shenjë e besnikërisë ndaj Krishtit. Jessica është njëra nga 254 “nuset e Krishtit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Sipas një ankete të bërë në vitin 2015, ekzistojnë të paktën 4000 vajza të tilla në tërë botën. Ndryshe nga murgeshat, virgjëreshat e shenjtëruara nuk jetojnë në komunitete të mbyllura dhe nuk veshin uniforma të veçanta. Ato bëjnë një jetë normale, punojnë dhe e përkrahin njëra-tjetrën. 

Një titull i tillë nuk ofrohet edhe për meshkujt nga kisha katolike. Protagonistja e kësaj ngjarjeje thotë se nuk e ka pasur në plan që të martohet në këtë mënyrë, por atë e ka shtyer një këshilltare shpirtërore, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.