Veseli - LDK-së: Mos i fërkoni duart, s'na gjen asgjë nga Gjykata Speciale - Gazeta Express

14/01/2019 13:08

Me i fundit

Veseli – LDK-së: Mos i fërkoni duart, s’na gjen asgjë nga Gjykata Speciale

14/01/2019 13:08

Ndër tjerash, Veseli tha se ka vetëm një vendimmarrje, ajo është Kosova e pavarur e sovrane, ajo është Kosova e pacenuar, ajo është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në Kombet e Bashkuara. Veseli duke folur për mospjesëmarrjen e LDK-së dhe VV-së ka thënë se LDK-ja qe 20 vjet po i fërkon duart.

“Siç duket LDK-ja po e di se nuk është rendi i zgjedhjeve dhe sa më shumë po flasim për procesin e dialogut ata po e intensifikojnë edhe më shumë çështjen e procesit zgjedhor, si një mënyrë për të fituar politikisht ndaj neve, që jemi në procesin e dialogut. Unë kisha thënë se është mirë të marrin përgjegjësi dhe të mos mendojnë shumë kur është momenti për vendimmarrjet e rëndësishmet ë vendit. Është Kuvendi i Kosovës që do të vendos për çdo vendimmarrje të marrë nga ekipi negociator. Kam dhe një farë ftese për LDK-në:  Mos i fërkoni duart, sa maroj qe 20 vjet. Ska me na gjet kurgjo. As prej Gjykatës Speciale dhe se kem njet me gabu, kot po i fërkon durt. Le të bahet gati, kadal dale. Shkojmë në reformën zgjedhore dhe hina në zgjedhje. Dhe çdo herë le t’i pranon zgjedhjet”, tha Veseli. 

Ndërkaq, bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti tha se nuk do të ketë më dialog teknik dhe se ky dialog rezulton me njohje të ndërsjellë.