Veç tre prokurorë hetojnë krimet e luftës


12/01/2019

Deri në korrik të vitit të kaluar, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës mblidhte dëshmi për gjithë çka kishte ndodhur gjatë viteve ’98 – 99.

Por, ani pse dosjet ishin mbledhur për t’u hetuar, ky institut u shua për arsye se nuk kishte staf të mjaftueshëm.

VEÇ TRE PROKURORË HETOJNË KRIMET E LUFTËS

Se nuk u bë mjaftueshëm për dokumentim të krimeve të luftës, e thotë edhe ish-drejtori i institutit për hulumtimin e krimeve të luftës

Për këtë, Prokuroria Speciale në departamentin e saj për krime lufte ka shtuar edhe dy prokurorë.

Përmes telefonit, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku tha se tashmë janë  tre prokurorë që hetojnë krimet e luftës.

Mirëpo, nga Fondi për të Drejtën Humanitare thonë që ky numër është i vogël krahasuar me krimet që ka ndodhur në vend.

Blakaj gjithashtu thotë se është e nevojshme që të krijohet një Dhomë e Specializuar për të gjykuar personat që kryen krime në Kosovë.

Deri më tani shoqëritë civile kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale më shumë se 150 kallëzime penale për krimet e luftës së fundit në vend.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart