Vdes edhe personi i tretë në aksidentin që ndodhi për Vitin e Ri në Penuhë të Podujevës


20/01/2019

Shemsi Selimi, u aksidentua natën e 31 dhjetorit të vitit 2018. 44 vjeçari do të varroset sot në fshatin Kaqybeg të Podujevës.

Plagët e rënda ishin të pa përballueshme edhe për vajzën e tij Alberinën e cila ndërroi jetë po ashtu ditë më parë.

Lajmi për vdekjen e Shemsiut ka prekur rëndë familjarët dhe miqtë e Shemsiut.

“Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me datën 20.01.2019 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kaqybeg (Podujeve) Prehu në paqë SHEM, të fala ALBERINES”, ka shkruar Bahri Selimi, një i afërm i viktimës në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë faktin se muajt e fundit dukshëm është rritur numri i aksidenteve në komunikacion./indeksonline

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart