​Vazhdon ikja nga Kosova (Video)


03/12/2014

Të paktë janë ata që dëshirojnë të flasin nëse Beogradi është vendi ku dëshirojnë të shkojnë.

Por, ka edhe të atillë që edhe herë të tjera kanë qenë në Beograd, e kanë kaluar atë e kanë përfunduar në kampet e Hungarisë, e sërish nuk janë zmbrapsur nga ideja për të mbërritur në ndonjë shtet perëndimor.

Por jo të gjithë udhëtarët kanë mbërritur në Beograd nga autobusët e nisur mbrëmjen e së martës.

Sipas burimeve të KTV’së, rreth 40 persona janë ndaluar në pikën kufitare me Serbinë në Merdar, megjithëse për një gjë të tillë nuk ka qenë e mundur të merret një konfirmim nga Policia e Kosovës.

Policia ka shtuar kontrollin në autobusët që për destinacion kanë Serbinë, duke parandaluar kështu migrimin ilegal të kosovarëve.


Vazhdon ikja nga Kosova by GazetaExpressTV

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart