Varroset Astrit Dehari, Vetëvendosje vdekjen e cilëson si vrasje e jo vetëvrasje


08/11/2016

Albin Kurti vdekjen e tij e ka cilësuar si vrasje.

“Dështimi i procesit kundër gjashtë aktivistëve të akuzuar për terrorizëm, e solli në një panik të paparë regjimin në fuqi dhje kjo rezultoi me këso vdekjesh në burg. Ajo që u cilësua në fillim si vretëvrasje e përsosur, doli të jetë vrasje e papërsosur”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë që Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën në qendrën e Paraburgimit në Prizren. Rrethanat e vdekjes së tij do t’i bëjë të ditur raporti përfundimtar i autopsisë që iu bë dje trupit të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./GazetaExpress/

Varrimi i Astrit Deharit by GazetaExpress

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart