Vargje drithëruese për Astrit Deharin!


08/11/2016

Në këto vargje, kujtohet edhe djali tjetër i Avniut, Arbnorin, i cili kishte vdekur kohë më parë.

PSE TË VRANË O ASTRIT DEHARI!?

U hap lajmi si rrufe

Lajm ogur po për atdhe,

E torturuen pastaj e vranë

Astrit Deharin djalë bujar.

Atje n’burg mbyllun me dry

Korba t´zi ia kanë msy,

U thanë lulet, e thanë barin

Kur e vranë Astrit Deharin.

Drini Bardhë e ndal valërimin

Prizerenit ia vranë gzimin,

Kur u vra Astriti djalë

Po ja çojnë Arbnorit n’varr.

O Astrit djal i Arbnisë

Djal besnik i Dardanisë,

Tanë shoqnia po lotojnë

Dhe familjen ta ngushëllojnë.

T’i ngushllojnë babë e nanë

Ta ngushëllojnë nusen e re,

Tash Arbnorin merre ngryk

Se u flijove për atdhe.

O Astrit ti lul’ bajraku

Pa Ty hije ma s’ka konaku,

Mundi yt nuk ka shkue kot

Hero i vërtetë për jetë e mot!

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart