Uashingtoni i brengosur që Presidenti i Maqedonisë fali zyrtarët që hetohen për krime


12/04/2016

Kështu thuhet
në reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, menjëherë
pas deklaratës së presidentit maqedonas Gjorge Ivanov se do t’i falë politikanët
që janë nën hetime për krime të ndryshme.

Presidenti
maqedonas Ivanov, në një pres konferencë të jashtëzakonshme sot pasdite, ka
informuar se ka marrë vendim për të nënshkruar abolicion për të gjithë
politikanët për të cilët janë duke u zhvilluar hetime, si dhe për një politikan
i cili po vuan dënimin me burg.

Vendimi i Ivanovit vjen në një kohë kur Prokuroria Speciale Publike ka
ngritur procedura për krime të ndryshme zgjedhore, skandale korruptive e krime
të tjera, kundër funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart