Turqia disponon videon e vrasjes së gazetarit saudit


12/10/2018

Në veçanti, një audio do të konfirmonte detajet më të tmerrshme që u shfaqën këto ditë: “Ju mund ta dëgjoni zërin e tij, ju mund të dëgjoni se si është marrë në pyetje, torturuar dhe vrarë”, thotë një nga burimet në WP.

Mësohet se materiali nuk do të publikohet zyrtarisht sepse Turqia “ka frikë se do të zbulohet si ajo spiunon subjektet e huaja në vend”.

Nuk është e qartë, thekson WP, nëse zyrtarët amerikanë kanë parë videot ose kanë dëgjuar audio, por kolegët turq kanë përshkruar përmbajtjen e tyre.

Sipas këtyre raporteve, “pas vrasjes” të gazetarit, ekipi i agjentëve sauditë u zhvendos në rezidencën aty pranë të konsullit, ku stafi ishte bërë të largohej herët.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart