Turqia dhe SHBA-ja – miqtë e rinj më të mirë?


10/11/2016

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ishte i pari që uroi Trumpin dhe shkroi në Twitter se Ankaraja do të forcojë marrëdhëniet dhe bashëkupinimin e mbështetur në besim me SHBA-në, shkruan Euronews, transmeton Express.

Ndërkohë pasoi kryeministri Binali Yildirir, duke ofruar urimet e tij për Trump gjatë një fjalimi në Ankara. Ai shtoi se ekstradimi nga SHBA i klerikut Fethullah Gulen – i cili nga Turqia fajësohet si orkestruesi i puçit të dështuar këtë verë – do t’i përmirësonte marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Një faqe e re do të hapet për miqësinë Turqi- SHBA, nëse ju së shpejti e dorëzoni udhëheqësin e grupit terrorist që ka dëmtuar miqësinë midis SHBA-së dhe Turqisë,” tha ai.

Gulen e ka mohuar çfarëdo roli në puç.

Presidenti Tayyip Erdogan gjithashtu i është përgjigjur pozitivisht zgjedhjes së Trumpit president në një fjalim, duke vënë në dukje: “Unë shpresoj se kjo zgjedhje e popullit amerikan do të çojë në marrjen e hapave të dobishëm për botën lidhur me të drejtat themelore dhe liritë, demokracinë dhe zhvillimet në rajonin tonë”

Duket se ndjenja është plotësisht reciproke – Trump pati thënë në një intervistë me New York Times në korrik se Erdogan meritonte “lavdërim të madhe” për mënyrën se si e kishte trajtuar tentim puçin.

Dhe se SHBA-ja nuk ishte në një pozitë për t’i dhënë mësim vendeve të tjera në lidhje me të drejtat e njeriut dhe se, gjithmonë sipas Trump, SHBA-ja do të duhej të përqendrohej në ndreqjen e rrëmujës së vet.

Marrëdhëniet e Turqisë me Clintonin nuk ishin aq të forta.

Erdogan iu pat referuar kandidatës demokrate, Hillary Clinton si një “rishtare në politikë”, pasi kjo e fundit pati sugjeruar armatosjen e forcave siriane kurde, të cilat Turqia i cilëson si milici terroriste./Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart