Trumpi i shkroi letër edhe Aleksandar Vuçiqit


18/12/2018

Këtë e ka konfirmuar një këshilltar i presidentit serb.

Lajmin e publikoi Politico.eu duke theksuar se në Trumpi në letër shkruan për mundësinë që Thaçi dhe Vuçiq të takohen në Shtëpinë e Bardhë në rast të arritjes së marrëveshjes.

“Vuçiq ka pranuar letër të ngjashme nga Trumpi” citohet të ketë thënë këshilltari i Vuçiqit për media.

“Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike’, thuhet në letrën e Trumpit për Thaçin.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart