Trump e pranon se ndau informata sekrete me Rusinë


16/05/2017

Trump shkroi në Twitter: “Si president desha të ndajë me Rusinë (në një takim të hapur në Shtëpinë e Bardhë), gjë për të cilën kam absolutisht të drejtë ta bëjë,” ka shkruar Trump, transmeton Express.

Trump më tej ka shkruar se ka ndarë me Rusinë informata sekrete në lidhje me terrorizmin dhe sigurinë e aviacionit dhe se dëshiron që Rusia të bëjë më shumë kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS).

Mediat amerikane raportuan sot se presidenti Donald Trump i ka treguar informata tejet sekrete ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei LAvrov, rreth të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Informatat, në lidhje me përdorimin e laptopeve në aeroplanë, ishin siguruar nga një partner i SHBA-së, i cili nuk i kishte dhënë leje Amerikës që t’i ndante ato me Rusinë, raporton Washington Post, përcjell Express.

Trump e priti Lavrovin në Zyrën Oval javën që shkoi.

Në bisedë me ministrin e Jashtëm të Rusisë dhe ambasadorin rus Sergei Kislyak në Zyrën Ovale, presidenti zbuloi detaje që mund të çojnë në demaskimin e një burimit të informacioneve, kanë thënë zyrtarë amerikanë për Washington Post dhe New York Times.

Diskutimi kishte të bënte me plotin e ISIS-it. Raportohet se presidenti zbuloi specifikat e komplotit, me theks të veçantë në përdorimin e laptopeve në aeroplanë dhe qytetin nga i cili kërcënimi ishte detektuar. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart