Trump e nis me skandal: Shikojeni çka i bën gazetarit të CNN (Video)


12/01/2017

Trump ka mbajtur sot konferencën e parë për media qëkur është zgjedhur President i Shteteve të Bashkuara, dhe derisa shumë gazetarë tentonin të merrnin fjalën për t’i shtruar pyetje njësoj reagoi edhe gazetari i CNN-it, Jim Acosta, i cili u ofendua rëndë nga i pari i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

“Televizioni i juaj prodhon lajme të rreme. Jeni një organizatë e tmerrshme”, tha Trump para dhjetëra gazetarëve, duke i lënë shumë prej tyre të habitur me reagimin e tij.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i gazetarit Acosta, i cili iu kundërpërgjigj duke i thënë: “ju po na sulmoni, a mund të na përgjigjeni në pyetjet e bëra”.

Trump do të inaugurohet zyrtarisht president i SHBA-ve më 20 janar. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart