Trump dhe Jack Ma takohen për hapjen e biznesit që krijon 1 milion vende pune në SHBA


10/01/2017

Ma ka thënë se zgjerimi i Alibaba do të përqëndrohet në produkte si veshje, verë dhe fruta, me një fokus të veçantë në tregtinë ndërmjet shteteve qendrore amerikane dhe Azisë Juglindore.

“Ne jemi fokusuar në biznesin e vogël”, u tha Ma gazetarëve. “Ne në mënyrë të veçantë folëm për mbështetjen e 1 milion bizneseve të vogla, sidomos në shtetet qendrore të SHBA, raporton CNBC.

Prej nga do të vijnë këto vende punë është e paqartë. Ndërsa një zëdhënës i Alibaba i tha CNBC para takimit se kompana gjigande kineze e shitjes me pakicë në internet do të krijonte 1 milion vende pune gjatë pesë viteve. Komentet e Ma u fokusuan në mbështetjen e bizneseve të vogla.

“Alibaba do të krijojë 1 milion vende pune në SHBA duke mundësuar 1 milion biznese amerikane të vogla dhe fermerë që të shesin mallrat amerikane në Kinë dhe konsumatorët aziatike në platformën Alibaba”, tha kompania në një deklaratë.

Takimi erdhi pas tensioneve në mes të Kinës dhe administratë së ardhshme të Trump. Trump ka propozuar tarifat e shkallëzuara për mallrat kineze dhe ka irituar Kinën për shkak të marrëdhënieve të SHBA me Tajvanin. Ma tha se duke kaluar përmes komunitetit të biznesit do të ndihmojë SHBA-të dhe Kinën që të kuptojnë gjendjen e tyre politike më mirë./GazetaExpress/.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart