Tre persona të vdekur nga erërat e forta në Itali - Gazeta Express

Tre persona të vdekur nga erërat e forta në Itali

24/02/2019 7:54

Dy prej tyre ndërruan jetë pasi u zunë nën rrënojat e një muri.

Viktima e tretë u godit nga një pemë, teksa po lëvizte me automjetin e tij pranë Romës.  

Sipas mediave italiane, erërat e forta që përfshinë bregdetin e Adriatikut, shkaktuan po ashtu dëmtime në makina dhe shkaktuan ndërprerje të rrymës dhe dëme tjera.