Tmerrohet nëna, gjeti gjarprin vdekjeprurës në krevatin e vajzës


11/02/2019

Ajo mbeti e shtangur kur shkoi tek krevati i vajzës së saj të vogël dhe gjeti pranë saj zvarranikun vdekjeprurës. Ishte hera e dytë brenda dy ditësh që ajo gjente në shtëpi gjarpërinj vdekjeprurës.

Heath Morehu tha se shkoi të vendoste vogëlushen tre muajshe në gjumë rreth orës 9 të mbrëmjes dhe mbeti e shtangur.

Gjarpri 60 cm kishte hyrë në krevat. E tmerruar, mori vajzën dhe i kërkoi bashkëshortit që ta hiqte zvarranikun.

Fatmirësisht asnjëri nuk pësoi ndonjë lëndim.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart