Therje me thikë në Pejë, kërkohet paraburgim për të dyshuarin


11/02/2019

“Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndaj të pandehurit F.Q., në drejtim të veprës penale të lartcekur, për shkak se me datën 9 shkurt të këtij viti, rreth orës 22:00, në qytetin e Pejës, i pandehuri F.Q., pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dëmtuarin U.G., nxjerr nga xhepi një mjet të mprehët (thikë) dhe e godet atë në mollëzën e faqes së majtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën”, thuhet në komunikatën për media.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart