Thaçi: Vendimi i Ivanovit – me pasoja për të ardhmen e Maqedonisë


13/04/2016

“E them më vjen mirë, për faktin se me këto vendime lidershipi maqedonas po e bind bashkësinë ndërkombëtare se nuk duan të ndërtojnë shtet demokratik, multietnik, të gatshëm për hyrje në NATO dhe BE”, deklaroi Thaçi në Tv21.

Sipas tij, ky vendim, por edhe vendimet e mëparshme do të jenë me pasoja për të ardhmen e Maqedonisë.

“Fatkeqësisht me këso vendime për 30 vite me radhë shqiptarët janë dënuar individualisht dhe kolektivisht me dënime të larta drakonike. Këto vendime shqiptarët moti kohë i ka përjetuar rëndë në kurrizin e tyre”, tha Thaçi, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Ai theksoi se pret zhvillime dramatike, të cilat mund të eskalojnë nëse nuk kemi një reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart