Thaçi kundërshton vendimin e Presidentit për amnisti të politikanëve


12/04/2016

“E them më vjen mirë, për faktin se me këto vendimet lidershipi maqedonas po e bind bashkësinë ndërkombëtare se nuk duan të ndërtojnë shtet demokratik, multietnik, të gatshëm për hyrje në NATO dhe BE”, deklaroi Thaçi.

Sipas tij, ky vendim, por edhe vendimet e mëparshme do të jenë me pasoja për të ardhmen e Maqedonisë.

“Fatkeqësisht me këso vendime për 30 vite me radhë shqiptarët janë dënuar individualisht dhe kolektivisht me dënime të larta drakonike. Këto vendime shqiptarët moti kohë i ka përjetuar rëndë në kurrizin e tyre”, theksoi Thaçi në Tv21.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart