Thaçi i “vërsulet” Haradinajt


20/11/2018

Një veprim i tillë i presidentit Hashim Thaçi po vlerësohet si presion mbi kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ka dalë kundër idesë së kreut të shtetit për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Deputetë dhe njohës të çështjeve kushtetuese thonë se presidentit nuk i takon të kërkojë sqarime nga Gjykata Kushtetuese për çështje që nuk lidhen me postin e presidentit.

Sipas tyre, Kushtetuesja do të duhej ta refuzonte këtë kërkesë të Thaçit, megjithatë ekspertët kushtetues vlerësojnë se edhe nëse Gjykata vlerëson se ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën nuk nënkupton se Qeveria duhet të dorëhiqet. /Zeri/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart