Thaçi e Vuçiq takohen në nëntor


26/10/2018

Klan Kosova merr vesh se me datën 11 do të takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, bashkë me nikoqirin e tyre presidentin francez Emanuell Makron.

Në takim ka gjasë të jetë e pranishme edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Poashtu, sipas të njëjtave burime, çështja e Kosovës pritet të jetë temë edhe në takimin e një dite më vonë, në mes të dy liderëve të dy shteteve më të fuqishme të botës, presidentit Amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.

Krejt kjo pritet të ndodhë në margjina të përvjetorin e 100-të të armëpushimit të Luftës së parë Botërore.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart